SI TE USHQEJME FEMIJE INTELIGJENT!
Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirur të kenë IQ (koeficient inteligjence), më të ulët. Hekuri I ulët në gjak lidhet drejtë për drejtë me ulje të kthjellësisë së mëndjes dhe me gjëndje të irrituar të fëmijës. Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak vjen përqëndrim më I mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime.
USHQIME TE PASURA NE HEKUR:
Mishi I kuq i fresket dhe i rritur ne gjelberim
Gjethet e panxharit
Patatet e vogla me lëkurën e tyre
Stafidhet, kumbullat vishnje te thara, kajsite e thara
Thjerrzat, fasulet
Vezet e fshatit
Sardelet
Rukola
*Mbani mend, burimet bimore te hekurit duhet te shoqerohen me ushqime te pasura ne vitamine C si portokalli, domatet, luleshtrydhet, brokoli, kivi dhe specat e kuq.
*Burim hekuri perbejne dhe enet e gatimit
Blerina Bombaj