Aroma e fortë apo e rëndë e trupit, është një problem shqetësues që prek shumë njerëz, dhe duke qenë një temë shumë e ndjeshme nuk diskutohet asnjëherë në mënyrë të hapur.
Megjithëse kimikalet komerciale si dhe deodorantet dhe parfumet artificiale mund të ndihmojnë për ta kontrolluar përkohësisht aromën e trupit tuaj, megjithatë ata shpesh nuk e trajtojnë shkakun themelor. Ekzistojnë disa mjete natyrore ku mund t’ju ndihmojnë rreth trajtimit të erës sëpadëshiruar të trupit dhe t’ju japin një aromë të pastër dhe të freskët.
Cilat janë shkaqet e aromës së padëshiruar të trupit?
Trupi i njeriut përbëhet nga shumë sisteme të cilat janë vazhdimisht duke punuar, dhe derivate të mbeturinave janë thjeshtë pjesë e atij procesi. Procesi digjestiv ndihmon në tretjen e ushqimit në mbeturina, lëkura djersitet për të nxjerr jashtë mbeturinat, kështu qelizat në trupin tone vazhdimisht e zëvendësojnë veten. Djersa përmban aktivitet bakterial dhe tharja e saj në lëkurë shkakton prodhimin e erës së keqe.
Tek fermat, menstruacionet dhe stresi shpesh rrisin në mënyrë dramatike shkallën e aromës trupore. Infeksionet si kandida mund të prodhojnë aromë që i ngjan asaj të birrës, meqenëse ky infeksion bën që sheqeri të shëndrrohet në alkool shumë shpejtë brenda trupit. Sipas disa studimeve, thuhet se njerëzit me aromë trupi kanë mosbalancë të “bakterieve miqësore”.
Ajo që vlen të theksohet është fakti se funksioni i gjëndrrave të djersitjes nën sqetulla është që të nxjerr toksinat nga trupi juaj. Kjo është arsyeja pse djersitja është pjesë e rëndësishme e ruajtjes së shëndetit fizik. Duhet ta lejoni trupint uaj që të lirohet nga toksina të ndryshme përmes llojeve të shumta të proceseve metabolike. Këtu bën pjesë urinimi, pastrimi fekal, nxjerrja e dioksid karbonit dhe toksinave tjera përmes mushkërive dhe natyrisht, eliminimi i toksinave përmes lëkurës. Mos harroni, rreziqet mund të lindin gjatë përdorimit të deodoranteve të ndryshme të cilët bllokojnë poret dhe nuk lejojnë që toksinat të dalin.
Zgjidhja e problemit
Përdorni deodorant natyrore pa alumin
Deodorantet e ndryshme bimore dhe kristale shiten të gjitha në treg si natyrore dhe mund të kontrollojnë në mënyrë efektive aromën e trupit tuaj. Deodorantet kristalore të formuara nga amoniumi janë veçanërisht të njohura. Nëse dëshironi të shmangni ndonjë kemikal apo përbërës specific, sigurohuni nëpërmbajtjen e listës së deodorantit se nuk e përmban atë. Produktet organike, zakonisht janë zgjidhja më e mirë.
Shumë deodorante dhe antiperspirante janë të bëra nga alumini për ta ndaluar djersitjen e gjëndrrave nën sqetulla, dhe ky alumin dyshohet për grumbullimin e tij në sistemin nervor dhe së fundmi duke kontribuar në çrregullimin e këtij sistemi e si pasojë deri tek sëmundja e Alzheimer-it. Mos harroni se nën sqetullat tuaja kanë funksion të rëndësishëm shëndetësor në largimin e toksinave, andaj mos i mbani të mbyllura, lejoni të depërtojë ajri si dhe pastroni nën sqetullat rregullisht.
Pastroni rregullisht
Larja të paktën një herënë ditë mund të ndihmojë në zvogëlimin e bakterieve në lëkurën tuaj, e cila e shkakton edhe këtë aromë të trupit. Pas larjes, thani trupin pasi bakteriet mund të shumohen më tepër në lagështirë.
Spërkatni me uthull
Uthulla është antiseptik natyror dhe mund të ndihmojë në vrasjen e bakterieve dhe infeksioneve më sipërfaqen e lëkurës. Spërkatni me uthull molle zonën ku kundërmon dhe pastaj pastroni duke e tharë vendin, kjo eliminon dukshëm aromën e pakëndshme.
Merrni suplemente bimore
Shtoni suplemente bimore apo klorofil në rutinën tuaj të përditshme. Këto shtesa veprojnë kundër djersës dhe ju ndihmojnë të mbani erë të këndshme.
Veshni rroba nga fibra natyror
Veshni rroba vetëm nga fibrat natyror si mëndafshi ose pambuku. Ky lloj materiali lejon qarkullimine ajrit në sipërfaqe të lëkurës duke e mbajtur atë të thatë dhe larg lagshtisë, gjë që ndikon në lulëzimin e bakterieve dhe erën e keqe.
Pastroni sqetullat me sterilizues natyror
Pastroni nën sqetullat tuaja dhe zonat tjera trupore me vaj peme apo çaj nga ndonjë bimë tjetër. Këto janë antiseptikë natyror dhe ndikojnë në ndryshimin e pH-së së lëkurës suaj duke e bërë të padëshiruar për bakteriet.
Ndryshoni dietën tuaj
Disa lloj ushqime dhe erëza mund të shkaktojnë aromën e keqe të trupit dhe ta hiqni përmes djersës pasi të keni ngrënë. Këtu përfshihet qepa, hudhra, pijet me kofeinë.
Merrni në konsideratë ndonjë detoksifikues
Kur aroma e trupit është një problem nga brenda, detoksifikimi i trupit është përgjigja e duhur. Ka shumëllojshmëri të rutinave pastruese që mund të jenë të përshtatshme dhe të rregullta duke inkorporuar ushqime detoksifikuese që mund t’ju ndihmojnë. Sesione të rregullta në sauna, gjithashtu njihen për heqjen e papastërtive toksike përmes lëkurës.
Kontrolloni lukthin dhe shëndetin e zorrëve tuaj
Rreth 7% e njerëzve të cilët ankohen nga aroma e keqe e trupit, theksojnë se nuk tretin ushqime të veçnta për shkak të mungesës së enzimeve apo problemeve me tretjen. Pra, për mbështetje, ata duhet të marrin suplemente probiotike pasi kjo i ndihmon në rritjen e kualitetit të florës së zorrëve