Nga Hysni Dankshi, mjek alternativ
Faringiti është inflamacioni i mukozës së fytit, si rezultat i mungesës së higjienës së gojës, marrjes së frymës nga goja, sëmundjeve infektive, gripit etj. I sëmuri ka dhimbje, si: djegie në fyt disa herë dhe temperaturë. Për këtë duhet përdorur kompresa të ftohta, si copa akulli, akullore etj. për të shuar temperaturën e nxehtë. Pastaj bëhet gargara me çajin e kamomilit. Po ashtu mënjanohet alkooli, duhani, sëmundjet e hundës, të sinuseve etj. Bimët mjekësore për gojën përdoren veç e veç dhe me përzierje të kombinuar së bashku në përgatitje.
Era e gojes-Sherebela. Ziejmë 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 10 lugë gjelle me bimë të thara dhe grimcuara. E lëmë në qetësi 30 min dhe e kullojmë. Pihen 2 gota në mëngjes dhe në darkë.
-Ziejmë mirë argjinaren me gjithë fletët dhe bëjmë kompresa të ngrohta nga jashtë grykës.
-Merrni 5 gjethe dafine të thara e të grimcuara. Merrni lëkurën e 1 kokrre limoni, e futni në dy gota ujë dhe e zieni për 10-15 minuta, pastaj e kullojmë. E pimë të ngrohtë para buke, nga 1 gotë në mëngjes esëll dhe në darkë vonë të ëmbëlsuar me mjaltë, për 4-5 ditë rresht.
-Shumë mjekë popullorë kanë përdorur pekmezin e manave të zeza dhe atë të rrushit duke i lyer gojën fëmijës herë pas here, sidomos në mbrëmje para fjetjes, për 4-5 ditë rresht.
cajra trajtim-Lyhet goja me mjaltë dhe përzihet me pak sodë buke, 3-4 herë në ditë deri në shërimin e mahisjes së gojës.
-Shpëlarja e gojës me gargara, kundër ngjirjes së zërit. Të përdoren bimë që kanë shumë lëng, si mëllaga e bardhë për shembull, Me rrënjët e saj të grimcuara mund të përtypen në gojë apo të futen për dy orë në ujë të ftohtë (1 lugë rrënjë në 200 ml ujë), pastaj i sëmuri duhet të bëjë gargara 3 herë në ditë, dhe ujin e gargarës mund ta përcjellë poshtë në bark, pasi nuk është helmues, përkundrazi shërben dhe është i dobishëm për organin e tretjes, pasi rregullon punët e stomakut.