Si të pregatisni siç duhet supën me spinaq për të luftuar aneminë

Nëse jeni në dietë apo thjesht në kërkim të recetave të shëndetshme, të cilat nuk do t’ju ngarkojnë me karbohidrate ky është artikulli i duhur!

E pra, receta e supës së sotme është e thjeshtë dhe përgatitet me gjethet e spinaqit. Super e gjelbër, super e shijshme, e lehtë për t’u gatuar!

Përbërësit:

2 lugë gjelle gjalpë pa kripë,

1 qepë të grirë,

1 lugë gjelle pluhur xhinxheri,

1 thelpi hudhër,

1 lugë gjelle arrëmyshk,

1000 ml lëng perimesh,

500 gram spinaq,

30 ml krem ​​i trashë kuzhine.

Përgatitja:

Hidhni gjalpin në një tigan të madh që të nxehet dhe më pas qepën e grirë. I skuqni në nxehtësi mesatare për rreth 5-8 minuta.

Shtoni xhinxherin dhe hudhrën. I skuqni në tigan për rreth 3-4 minuta.

Më pas lëngun e perimeve e lini të vlojë për 10 minuta, në një enë të veçantë.

Shtoni spinaqin dhe e lini atë derisa të zbutet.

Hidhni lëngun e perimeve dhe spinaqit në tigan, duke u siguruar që nuk është shumë i nxehtë dhe përpunojeni atë me një blender derisa të kthehet në një masë kremoze.

Shtoni arrëmyshkun dhe kremin e kuzhinës. Ju bëftë mirë!