Si të luftoni parazitët (morrat) e kokës? 4 mënyra natyrale që nuk i keni ditur por që i zhdukin ato menjëherë!

Morrat e kokës zakonisht shpërndahen nga kontakti i drejtpërdrejtë me flokët e një personi të infektuar, dhe vlerësohet se 6-12 milionë infektime ndodhin çdo vit në SHBA, tek fëmijët e moshave 3-11 vjeç.

Për fat të mirë, ky trajtim natyral mund të ndihmojë në eliminimin e morrave ‘kokeforte’:

1. Vaj bajame ose vaj ulliri

Të dyja edhe vaji i bajames edhe vaji i ullirit janë efektive ne eleminimin e morrave duke i mbytur ato,dhe duke i bere te hiqen lehtesisht me kreher.

Lyeni flokët me vaj pas ndarjes së flokëve në disa tufa flokesh të vogla, duke i mbajtur ato të ndara. Punoni ne nje dhome me ndricim te forte,dhe me pas shpelani kreherin me uje te nxehte te rrjedhshem.

Pas krehjes,lajeni koken 2 here me shampo dhe shpelajeni me uje te bollshem.Përdoreni këtë ilaç çdo ditë për një javë.

2. Vajrat esenciale

Disa vajra esenciale ndihmojne ne eliminimin e morrave me ndihmën e krehjes, duke përfshirë vaj menteje, kanellë, eukalipt, karafil,livando etj.

Gjithmonë kontrolloni për alergji para se të përdorni një vaj të ri esencial.

Shtoni rreth 3 -10 pika vaj esencial tek nje sasi te vogel vaj ulliri, dhe lereni ne koke gjate natës, minimumi prej 12 orësh. Krihni floket, pastaj lajini me shampo dy here.

3. Hudhra dhe lëng limoni

Aroma e forte e hudhres mund ti mbyse morrat.

Krijoni një paste duke bluar 8-10 thelpinj hudhër dhe përziejini me 2-3 luge gjelle lëng limonit te athet.

Aplikoni përzierjen ne skalpin e kokës dhe lereni për 30 minuta para se ta pastroni tërësisht atë me ujë të ngrohtë.

4.Vaj bebesh dhe uthull e bardhë

Vaji bebes mund ti mbyse morrat. Për të përdorur këtë metodë, vendoseni vajin e bebes në flokë, pastaj krihni flokët ngadalë,nderkohe morrat bien nga koka.

Përdorni ujë të nxehtë dhe shampo për të larë flokët pas trajtimit.

Para se te shkoni ne shtrat, aplikoni uthull të bardhë në flokë dhe përdorni një peshqir ose kapele dushi për të mbuluar flokët brenda natës.

Në mëngjes, përdorni shampon tuaj te zakonshme për të larë flokët.

gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/