Shumica e njerëzve ndjekin një rutinë të thjeshtë të pastrimit të fytyrës para fjetjes, që përfshin larjen e saj, heqjen e papastërtive të grumbulluara gjatë ditës dhe ndoshta aplikimin e një maske rigjeneruese.
Mirëpo kjo nuk mjafton nëse mëngjesin tjetër ju zgjoheni më qeska poshtë syve! Me moshën, ky problem vjen duke u shtuar. Ajo që i bën kapakët e syve të duken të fryrë/ënjtur është lëngu i krijuar në atë zonë.
Si të parandaloni qeskat e syve?
Kujdesuni për alergjitë
Mos e teproni me sasinë e kripës që konsumoni
Masazhoni zonën e syve me qeska, të paktën një herë në ditë
Për të parandaluar akumulimin e lëngjeve rreth syve, flini me kurriz
Pastroni makeup-in para se të flini
Eliminoni alkoolin pasi ky i fundit dehidraton lëkurën
Cigarja shkakton plakje të parakohshme rreth syve
Provoni me kompresa të ftohtë
Përdorni një krem specifik për zonën e syve