Si te gatuajme sheqerpare Dibre – Receta gatimi për Sheqerpare Speciale Dibrane.
Përbërësit për 30 copë:
1 kg Miell
600 gr Gjalpë të tretur ose Vital
350-400 gr Sheqer
8 të verdha Vezësh
3 gr Sodë
Për shurupin:
1250 gr Sheqer
850 gr Ujë
Pak vanilje
75 gr Arra
Për të gatuar këtë ëmbëlsirëte bërë sipas specialitetit Dibran veprojmë në këtë mënyrë:
Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës. Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.
Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.
Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë. Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.