Kjo recete eshte per 4 persona dhe pergatitet per 15 minuta (pasi brumi ka ndejt 30 min)
4 veze fshati perreth 70g secila
400g miell
Ne nje tas shtoni afersisht 400g miell duke e lene pak miell vec. Zakonisht per cdo veze duhet 100g miell.
Miellit i hapim nje grope dhe shtojme aty vezet.
Fillojme duke rrahur aty vezet me nje pirun sa te mblidhet brumi.
Pastaj e punoni ne tavoline per 10 minuta brumin duke e terhequr nga te gjitha anet. Formojme nje top dhe e mbeshtjellim me qese qe te pushoje per 30 minuta.
Pasi kalon koha marrim nga pak tek brumi qe gjithmone mbulohet dhe hapim pete me petes ne siperfaqe te pudrosur nese nuk keni makinen e pastave
Mbledhim serish cepat dhe japim forme drejtekendore. I hapim prape si pete dhe mund ti palosim petet ne menyre qe te japim formen e deshiruar.