Si ta ulni kolesterolin duke perdorur keto ushqime nga Dr. Ndue NIKAJ

Dr. Ndue NIKAJ

Kolesteroli është një lëndë e rëndësishme (themelore) për organizmin, që mund të transformohet në një helm për sistemin kardio – vaskular nëse ai akumulohet me tepricë. Ai bën pjesë në lëndët themelore yndyrore për funksione të ndryshme biologjike. Para së gjithash, është një komponent (përbërës), që formon membranen qelizore, qoftë atë të brendshme, që rrethon gjithë strukturat e brendshme për shermbull, bërthamën dhe mithokondrijet, ashtu dhe të jashtmet, duke e kufizuar me qelizat e tjera.

kolesteroli

Strukturat e tjera, që kanë nevojë domosdoshmërisht për kolesterol është mbështjellja e qelizave nervore (myellina) ; acidet yndyror (lëndë që prodhohen dhe magazinohen në hepar) dhe vitamina –D- (përgjegjëse për metabolizmin e kalçiumit të trupit dhe për depozitimin e tij në kockë dhe në dhëmbë.

Kolesteroli në fakt pjesërisht prodhohet nga organizmi (kolesteroli endogen) dhe mund të merret me dietë (ai ekzogjen). Kjo lëndë i nënshtrohet metabolizimit, pastaj ka një rikëmbim të vazhdueshëm që nuk siguron një bilanc konstant. Megjithatë, ky ekuiliber mungon në disa regjione, kolesteroli grumbullohet në gjak dhe depozitohet në enët e gjakut, veçanërisht në arterie, ku dhe formohen pllaka të vërteta yndyrore, të quajtura “atheroma”, të cilat mund të pengojnë kalimin e gjakut deri sa arrin në bllokim të plotë; – kusht kronik i cili quhet atheroscleroza.

Në mënyrë të veçantë përfshihen arteret koronare të zemrës; pra enët që furnizojnë zemrën me gjak; nëse vërehet një vuajtje e miokardit vjen nga paksimi i oksigjenit (ischemia). Nëse ischemia është e zgjatur në kohë, mund të arrihet në ishemi të miocardit deri në infarkt të myocardit, kur bllokohen vazat e trurit flitet për ictus cerebral; pra, kemi një vdekje të një pjese të trurit. Mesatarisht, vlerat normale të kolesterolit janë 2gram/litër ose 200mg./dl.; kur përqendrimi i kolesterolit i kalon 2, 4 g/l (240mg) flitet për hyperkolesterolemi dhe rrezikon sistemin kardio-vaskular. Duhet të bëhet dallimi midis llojeve të ndryshme të kolesterolit që qarkullon në organizëm: Së pari, kolesteroli nuk është i lirë në gjak; por është i shoqëruar me proteina të veçanta për të formuar struktura komplekse të atyres mikse të quajtura liporoteina; të cilat janë në forma-lloje të ndryshme në bazë të densitetit, kolesteroli total ndahet në kolesterol VLDL (me densitet të ultë), LDL (me densitet të ultë) dhe HDL (me densitet të lartë).

Ai që tenton të vendoset në enët e gjakut është LDL – kolesteroli, gjë për të cilën quhet “kolesterol i keq”, nga e kundërta ngaqë HDL – kolesterol ka një veprim mbrojtës kunder rrezikut zemër-enë-gjaku për shkak se ndihmon lëvizjen e kolesterolit të tepërt drejt mëlçisë quhet “kolesterol i mirë” ; Ekzistojnë disa sëmundje të trashëgueshme të karakterizuara me tepricë kolesteroli qysh prej lindjes dhe mund të predispozojnë për sëmundje zemre dhe të enëve të gjakut. Faktorë shtesë, së bashku me tepricën e kolesterolit rrisin dhe më tepër këtë rrezik: mosha e avancuar, diabeti, obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, dieta e pakontrolluar me yndyrna shtazore, mungesë e reagimit dhe e aktivizimit: si ushqime duhet të mënjanohen sallamrat, gjalpi, djathrat, jo mbi 3 vezë në javë, etj.

Diabeti, obeziteti, hipertensioni duhet të jenë nën kontroll me ilaçe dhe dietë, që të mos përparojnë dhe të shoqërohen me ndërlikime, dieta duhet të mos përdorni gjalp, yndyrna shtazore, sasia e kripës së guzhinës të pakësohet, të përdoren fruta, perime, jeshil’lleçe, deri 8 gota ujë në ditë; yndyrnat shtazore duhet të zëvendësohen me vaj ulluri dhe mishi i kafshëve me shpend dhe peshk, të shmangen fërgesat, por të përdoren ushqimet e pjekura në furrë.

Kur dieta nuk është e mjaftueshme për të ulur kolesterolin është e nevojshme një terapi farmakologjike sipas përshkrimit rigoroz të mjekut si statinat; rezinat; fibratet; acidi nikotinik, etj; por në asnjë mënyrë mos provoni të bëni vete, – mjekim.

Kolesteroli

Hapat për të mbrojtur shëndetin

Ushqimet më të mira që nga mbrojnë: Drithëratm bathët, pallixhani, arrat, soja dhe peshku

Për lexuesit po sjellim mënyrat kryesore për të reduktuar në mënyrë të shpejtë dhe efektive kolesterolin, i cili është ndër treguesit kryesorë që përcakton cilësinë e shëndetit tonë. Sipas ekspertëve, ushqyerja, me bazë drithërash, llojet e bathëve dhe frutash, me përbërje fibrash, por ehe probiotikët, vajzrat bimore, dhe peshku janë ndër zgjidhjet më të mira për shëndetin e zemës në përgjithësi; padyshim reduktimi i mbipeshës, dhe ushtrimet fizike e bëjnë më cilësore dhe mbajnë në parametrat normal kolesterolin në gjak. Më poshtë, po i japim të gjitha alternativat më të mira:

1-Tërshëra

Një hap i parë i lehtë për të përmirësuar kolesterolin është që të konsumojmën një mëngjes me bollgur, drithëra me bazë tërshërën. Këto sigurojnë dy gram fibra të tretshme. Do të ishte mirë të shtohet edhe një babane apo luleshtrydhe. Studimet tregojnë se kemi nevojë për të marrë 15-30 gram fibra në ditë, ku 10-15 gram të jenë fibra që vijnë në mënyrë të tretshme.

2- Elbi dhe drithërat në tërësi

Ashtu si krundet e tërshërës, tërshëra, elbi dhe drithëra të tjera në tërësi mund të na ndihmojnë për të ulur ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kjo ndodh për shkak të pranisë së fibrave.

3-Bathët

Fasulja është jashtëzakonisht e pasur me fibra të tretshme. Ajo, si dhe ushqime të tjera të kësaj familje, marrin pak kohë për tu tretur në trupin tonë. Ne ndihemi të ngopur mirë pas vaktit. Kjo është njëra prej arsyeve që fasulja mund të jetë një ushqim i mirë për të rënë nga pesha. Zgjidhjet janë të shumta, sepse këtu mund të përdorim bizelen, thjerëzat, etj.

4-Bamje dhe patëllxhan

Këto dy perime kanë kalori të ulta dhe janë të pasura me fibra të tretshme për organizmin.

5-Arra

Shumë studime tregojnë se përdorimi i arrës është i mirë për zemrën. Ngrënia e arrave çdo ditë mund të ndikojë në uljen e njërit prej llojeve të kolesterolit ( LDL ) në masën 7 përqind.

6- Vajrat bimore

Përdorimi i vajrave bimore të lëngshme të tilla si luledielli, blini, etj., në vend të gjalpit, dhe llojeve të tjera, mund të shërbejë për uljen e kolesterolit.

7-Rrush, mollë, luleshtrydhe dhe agrume

Këto fruta janë të pasura me shumë lloje fibrash të tretshme që ulin kolesterolin, i quajtur pectin.

8- Produktet pro-biotike

Të gjithë produktet e përpunuara probiotike që shërbejnë për pasurimin e florës së aparatit tretës, me përbërës bimorë, përfshirë edhe kos, etj., janë shumë me ndikim në uljen e kolesterolit.

9-Soja

Ushqimi me përbërje soje, përfshirë edhe qumshtin e sojës, është konsideruar si një mënyrë e fuqishme për ulejne kolesterolit. Ata që konsumojnë 27 gram proteinë çdo ditë që vjen nga përdorimi i sojës e ulin kolesterolin 6-9 përqind.

10-Peshku

Të ngrënit e peshkut 2-3 herrë në javë mund të ulë kolesterolin në dy mënyra:

a.Përmes zëvendësimit të mishit me peshk, kemi më pak yndyrna.

b.duke marrë omega 3, ulen yndyrnat. Omega redukton trigliceridet në gjak dhe mbron zemrën nga zhvillimi i ritmeve jo-normale të saj.

11-Suplementet prej fibre

Suplementet ofrojnë mënyra më pak tërheqëse për të marrë fibrat e nevojshme. Por llojet e ndryshme të fibrave dhe laksativëve mund të ndihmojnë nëse marrim jo më shumë se 4 gram fibra të tretshme në ditë.

12- Yndyrnat e ngopura

Duhet të përdoren të gjithë ato produkte që kanë yndyrna në përqindje të ulët, pas përpunimit të tyre, përshembull, qumshtin, me tregues të ulët yndyre; vajin e yllit apo vajin vegjetal në vend të margarinës apo gjalpin, peshkun apo pulën e pjekur jo të skuqur.

13- Yndyrna trans

Rekomandohet që të mos merren më shumë se 2 gram në ditë sepse rritet përqindja e kolesterolit dhe shkaktojnë inflamacion apo mpiksje të gjakut brenda enëve të qarkullimit

14- Pesha normale dhe ushtrimet

Mbipesha ndikon në qarkullimin e gjakut ; është e dëmshme pasi nxit kolesterolin e dëmshëm dhe bën pasiv të ashtuquajturin kolesterol i mirë (HDL ) Përmes ushtrimeve ne mund të ulim më mirë dhe në mënyrë më të shëndetshme edhe peshën trupore.