Zakonisht fyti i acaruar dhe me infeksion shkaktohet gjatë stinës së ftohtë të dimrit.
Ai shkakton dhimbje dhe ndjesinë e përflakur të tij.
Megjithëse ekzistojnë shumë medikamente që i vijnë në ndihmë këtij problemi, fakt është se ato mund të shkaktojnë edhe probleme anësore. Ja disa mënyra natyrale se si të mënjanoni grykët e acaruara dhe të qelbëzuara.
Mjalti: është konsideruar si një nga “mrekullitë” e natyrës. Që kohë më parë mjalti ka qenë përdorur për grykët e acaruara. Merrni nga një lugë mjaltë dhe mbajeni në fyt disa sekonda pa e gëlltitur. Përsëriteni këtë procedurë 3 herë në ditë, derisa fyti të jetë shëruar tërësisht.
Uthull molle musht: merrni një gotë ujë të ngrohtë dhe hidhni 2 lugë gjelle uthull molle musht. Përdoreni këtë lëng si gargare çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Uthulla e mollës është shumë e dobishme për të trajtuar infeksionet. /Step To Health/