Ekspertja po ndan me ju disa hile se si ta pastroni ekranin e televizorit pa lënë vija apo shenja pastrimi, një shkëlqim i paparë dhe te mos e demtoni ate.
ATA që pastrojnë – ose të paktën përpiqen ta pastrojnë rregullisht ekranet e televizorëve e tyre, e dinë se sa zhgënjyese mund të jetë të gjesh prap vija kokëfortë që thjesht nuk zhduken pas pastrimit.
Për fat të mirë, fansat në facebook të zonjës Hinch, kanë shpërndarë një zgjidhje me kosto të lirë për këtë problem, duke premtuar një pastrim “pa vija”.
Ne e dimë që ekranet e televizorit kanë grimca elektriciteti dhe pluhuri të ngjiten menjëherë në të. Por shpesh herë kur përpiqeni tëfshijmë pluhurin, produktet e pastrimit do të lënë njolla në të gjithë sipërfaqen, duke krijuar një pamje të ndotur.
Po për fat të mirë pas postimit të kësaj zonje, dhjetëra anëtarë të grpit në fb ndanë këshillat e tyre në komente më poshtë.
Një komentues shkruan: “Unë do të sugjeroja të provoje një përzierje me uthull, pak detergjent për larje dhe një tas me ujë të ngrohtë. Njome leckën këtu dhe pastro ekranin me kujdes. Në fund e thani me një leckë mikrofibre.”
Tjetri shkroi: “Unë përdor një pecetë për xhama dhe uthull të bardhë kur pastroj pasqyrën, dritaret dhe ekranët e mi , funksionon.”
Ndërsa një tjetër që iu bashkua diskutimit dhe tha: “Uthulla e bardhë për ta larë ekranin dhe tharja me një gazetë e bën atë të shkëlqejë. Kjo ju siguroj që nuk lë vija asnjëherë në dritare dhe ekrane, bën mrekulli.”
Por sugjerimi i shtimi të disa pika lëngut larës do të lërë gjithashtu një aromë të këndshme në dhomë, si dhe do të heqë çdo gjurmë gishtash apo yndyre.
Madje kishte gjithashtu edhe disa anëtarë që këshillonin mos përdornin fare pastruesit e xhamave që blihen në dyqane pasi këto mbase mund të dëmtonin ekranin e televizorit me përmbajtjen e tyre sekrete.