Të gjithë së paku një herë në jetë jemi gjetur në situatë kur, pa marrë parasysh sa i keni pastruar dhëmbët apo keni përdorur bonbone mentë, kurrsesi nuk mund të hiqni qafe aromën e keqe nga goja që shkaktohet me ushqimet e shijshme të grimcuara, apo me gjellët me qepë dhe hudhër. Mos u brengosni, ekziston një recetë që vepron menjëherë.
Përbërësit: Gjysmë lugë kanellë pluhur; Gjysmë lugë mjaltë; 2 limonë;
Mënyra e përgatitjes: Në një enë vendosni kanellë dhe mjaltë dhe përzieni me një gotë ujë. I përzieni derisa mjalti të tretet, e më pas shtoni edhe lëngun e limonit. Të gjitha i përzieni bashkë, i vendosni në një kavanoz prej qelqit dhe e vendosni në frigorifer. Me këtë përzierje e shpëlani fytin, e më pas e përpini. E përsëritni sa herë që mendoni se është e nevojshme.
Si vepron: Kanella dhe limoni e dezinfektojnë sipërfaqen e gojës dhe heqin bakteret dhe aromën e pakëndshme nga goja që e shkaktojnë aromën e keqe. Po qe se heqin telashet me aromën e keqe nga goja, e forcon edhe sistemin imun dhe ndikon si antioksidues.