Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë dy aktorët që ndjekim çdo ditë me serialin “Dashuria është në ajër”. Përpara se të bëheshin bashkë për këtë serial, asgjë nuk i lidhte dy aktorët. Por kimia që patën si “Eda dhe Serkan” u reflektua edhe në jetën reale.
Vetëm pak kohë pas nisjes së serialit në Turqi, u përfol se dy aktorët kishin nisur një lidhje dashurie. “Jo, jemi miq”-ishte fraza që të dy përgjigjeshin sa herë i pyesnin gazetarët. Ku ka zë, nuk është pa gjë thonë dhe vërtet pak kohë më pas Hande dhe Kerem konfirmuan lidhjen e tyre duke publikuar foto nga pushimet e tyre bashkë.
Tani nuk ngurrojnë edhe të flasin për njëri-tjetrin. “Hande është një njeri shumë i mirë. Nuk ka fare ego. Më motivon. Ndihem me fat”-është shprehur Kerem. Ndërsa Hande ka thënë për të: “Ai është shumë i ëmbël, njëri i jashtëzakonshëm. Jam e lumtur që punoj me të”.