“Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” këtë herë pati një çështje midis Zanës dhe vëllait të saj, Gëzimit.
Zana është motra më e madhe e gjashtë vëllezërve, por pavarësisht kësaj, ajo jeton me nënën e sëmurë dhe vajzën e saj invalide. Në 2004-n, pas vd ekjes së babait dhe mbetjes vetëm të nënës së saj, Zana tregoi se asnjë prej vëllezërve nuk qëndroi me të. Djali i Zanës u kujdes disa vite për gjyshen derisa krijoi jetën e tij, më pas kujdesi i kaloi Zanës.
Ajo çfarë Zana i kërkon vëllezërve janë detyrimet ndaj saj për kujdesin që ajo ka treguar ndaj nënës së tyre të sëmurë, i cili ka ardhur edhe me koston e shkëputjes së Zanës nga familja e saj. Gëzimi thotë se nuk ka asnjë detyrim përderisa Zana ndryshe nga vëllezërit, ndodhej në Shqipëri dhe ishte e caktuar për të të kujdesej për nënën. Zana kërkon një mënyrë që vëllezërit t’ia shpë rblejnë sakr ificat dhe sadopak dashuri ndaj saj, ndërsa i vëllai sugjeron zgjidhjen e një az ili për nënën 84-vjeçare.
Tashmë, problemi ndodhet tek shtëpia e prindërve të tyre. Për shkak se shtë pia ka një sipërfaqe të vogël dhe gjashtë pronarë, Zana kërkon që të paktën vëllezërit t’i lenë pjesën e tyre. Për s hkak se babai nuk ka lënë një akt trashëgimie, pjesa e tij i kalon të shtatë fëmijëve, ndërsa nëna që është gjallë, mund t’ia falë pjesën e saj atyre. Shtëpia në vitin 1992 ka patur 6 pronarë që janë prindërit dhe katër fëmijët e tjerë, përveç Zanës dhe Gëzimit. Këtyre të fundit iu ka kaluar pjesa që ka patur babai i tyre për arsye të mungesës së aktit të trashëgimisë.
Gëzimi: Ty të ra për pjesë, ç’ti bëjmë tani?
Zana: Çfarë the more? Më ka rënë mua për pjesë?
Gëzimi: Ty të ra, ti q ëllove këtu.
Zana: Nëna nuk më bëri vetëm mua, të ka bërë ty e ka bërë edhe të tjerët. Ju keni ikur të gjithë një nga një dhe s’jua ka ndierë fare për nënën. Çfarë keni bërë për të, për një “Alo?” Një herë në muaj në telefon? Apo keni dhënë 100 euro në vit