Studimet e fundit kanë zbuluar përfitime të shumta shëndetësore që vijnë nga konsumi i vajit të peshkut.
Një hulumtim i kryer nga Universiteti i Dakotës së Jugut, ka zbuluar se konsumi i vajit të peshkut ul me një të tretën rrezikun për vdekje të parakohshme.
Në studim morën pjesë 2500 persona të moshuar.
Në studim u zbulua se ata që kishin sasinë më të lartë të Omega 3 në trup, kishin 34 % më pak gjasa për të vdekur brenda shtatë viteve të ardhshme.
Po ashtu ky grupim njerëzish kishte 39 % më pak rrezik nga ndonjë sulm në zemër.