Nuk ka munguar as një kategorizim i tillë përmes të cilit njerëzit ndahen në personalitete të ndryshme sipas grupit të gjakut të cilit i përkasin. Disa më të shoqërueshëm dhe disa më të tërhequr. Për më tepër informacionet e mëposhtme:
Personat e grupit të gjakut 0
Personat që kanë grupin 0 janë shumë të përgjegjshëm dhe të shoqërueshëm. U pëlqejnë sfidat dhe nismat, ndonëse jo gjithnjë i çojnë deri në fund. Duam të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe shpeshherë shfaqin më shumë se duhet besim te vetja. Personat me grupin e gjakut 0 priren të jenë ose vetmitarë, ose udhëheqës. Ata janë zakonisht intuitivë, të përqendruar, ambiciozë, me pak fjalë, liderë të lindur.
Personat e grupit të gjakut A
Edhe pse në dukje janë të qetë, personat që i përkasin këtij grupi gjaku i mbajnë nervat përbrenda. Janë të turpshëm, të ndërgjegjshëm, të besueshëm dhe të ndjeshëm. Ndonjëherë ziejnë nga ankthi në mënyrë që të dalin mbi të tjerët dhe kanë prirjen t’i mbajnë përbrenda emocionet derisa vjen një moment që shpërthejnë. Edhe pse janë të aftë për pozicione lideri, kjo gjë mund t’i raskapisë, sepse stresohen shpejt.
Personat e grupit të gjakut B
Personat me këtë grup gjaku janë më individualistë nga të gjithë dhe zakonisht e gjejnë vetë rrugën në jetë. Priren të jenë të drejtpeshuar, janë mendimtarë si grupi A dhe ambiciozë si grupi 0. Këta njerëz janë të ndjeshëm dhe i kuptojnë shpejt këndvështrimet e të tjerëve, por megjithatë hezitojnë të ndërmarrin sfida ose të përballen.
Personat e grupit të gjakut AB
Personat me grup AB kanë personalitet të ndarë. Ata janë edhe të shoqërueshëm edhe të turpshëm, edhe të sigurt edhe të ndrojtur. Ndonëse janë të përgjegjshëm, ndonjëherë shumë përgjegjësi mund të shkaktojë një problem. Këta njerëz janë të besueshëm dhe pëlqejnë të ndihmojnë të tjerët.