Nëse ke vënë re një nishan ose shenjë diku në lëkurën tuaj, do të ishte mirë të mos e anashkaloni, veçanërisht rasti nëse duket pak i çuditshëm.
Edhe pse jo të gjitha njollat janë shkak për shqetësim, ia vlen të jesh gjithmonë i kujdesshëm dhe jo shpërfillës. Rastet e melanomave psh në Britani këtë vit kanë arritur një rekord prej 20,800 prandaj është ngritur alarmi pë të dalluar shenjat problematike.
Melanoma shpesh fillon si një nishan i ri, ose një ndryshim në nishanin që keni pasur.
Rregulli ABCDE mund të ndiqet për të vlerësuar shëndetin e një nishani:
Asimetrik – melanomat zakonisht kanë dy gjysma shumë të ndryshme dhe kanë formë të çrregullt
Border në anglisht Kufijtë – melanomat zakonisht kanë një kufi të prerë ose të crregullt
Colors anglisht Ngjyrat – melanomat zakonisht do të jenë një përzierje e dy ose më shumë ngjyrave
Diametri – shumica e melanomave janë zakonisht më të mëdha se 6 mm në diametër
Enlarge në anglisht Zmadhimi – një nishan që ndryshon madhësinë, pra që zmadhohet me kalimin e kohës ka më shumë gjasa të jetë melanoma
Zakonisht secili nga ne duhet të ketë kujdes të kontrollojë sistematikisht nishanet e tij dhe rregullat EBCDE duhet patur parasysh që pastaj të shkohet menjëherë tek mjeku dermatolog.
Mjekët thonë se ekzistojnë tre lloje kryesore të kancerit të lëkurës – karcinoma e qelizave bazale , karcinoma e qelizave skuamoze dhe melanoma.
Por sa më herët të dallohet kanceri i lëkurës aq më të lartë e ka shkallën e mbijetesës pra mbi 90% nëse sëmundja zbulohet në fazën e parë. Gjithashtu ata vlerësojnë se 86% e rasteve janë të parandalueshme, prandaj kini kujdes për veten tuaj.
Miliona njerëz po vënë në rrezik jetën e tyre, duke mos përdorur krem kundër diellit dhe dalin pa mbrojtës në lëkurë, aq më tepë kur nishanet i ke në lëkurë. SHIKO.NEWS