Si kurre me pare reshjet e shiut permbytin Shkodren naten e djeshme. Video

Pedonalja e Shkodrës ka parë mbrëmjen e djeshme një vërshim të madh uji, për shkak të reshjeve intensive të shiut që kanë nisur pothuajse prej paradites. Intensiteti i lartë i tyre, ka bërë që rrugët e qytetit të kthehen në “gjol”.

Shërbimet e Bashkisë kanë qenë në terren për menaxhimin e situatës, por siç shihet dhe nga pamjet, reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë dhe e kanë pamundësuar ndërhyrjen e menjëhershme.

Edhe vetë shkodranët janë shprehur se reshje të tilla shiu, me interval të gjatë dhe intensitet aq të lartë sa mbrëmjen e djeshme, nuk janë parë ën qytetin kryeqendër të Veriut prej kohësh.

Po ashtu, probleme raportohet se ka pasur dhe në periferi të qytetit për shkak të prurjeve të mëdha. Disa rrugë rurale dhe oborret e shtëpive private janë përmbytur nga sasia e lartë e reshjeve të shiut.