Meteorologia Rebecca Schuld, e cila prezanton parashikimin e motit për CBS News na bërë xhiron e medieve pasi ka mbajtur vajzën e saj 13-javëshe në krahë, teksa prezantonte motin. Ideja e përfshirjes së vajzës, Fiona, në fakt ishte një vendim i momentit nga ana e producentit të saj, i cili vendosi të pasqyronte realitetin e prindërimit gjatë periudhës së pandemisë, në të ciln jetojmë.
“Pak minuta para se të filloja transmetimin e motit isha pranë vajzës sime që e kisha marrë me vete sepse sapo ishte zgjuar. Shkova te këndi im dhe producenti më pyeti “A është ajo vajza jote, a do që të dalë në kamera?”. Unë isha e sigurt se ajo do të sillej mirë dhe do të ishte e qetë pasi ishte ngopur me gjumë. Kështu që pranova”, ka treguar prezantuesja.
Schuld u kthye në punë vetëm disa javë pas lindjes dhe kjo jetë e re me vajzën është për të në fakt, ajo që konsiderohet “normalja e re”. “Kjo është jeta reale. Kjo është ajo që shumë nëna të tjera po e bëjnë gjithashtu. Ato punojnë ndërkohë që fëmijët e tyre janë sëmurë, kanë temperaturë apo thjesht po qajnë në sfond. Është gjithmonë një sfidë kur ke fëmijë të vegjël, por kjo është ajo që bëjmë çdo ditë. Pra, pse po i fshehim?”
Shikuesit dhe kolegët shtangën nga dalja e Fionës në ekran dhe i gjithë prezantimi i motit shkoi pa problem.