Shtimi i rasteve me Covid, Komiteti i Ekspertëve konferencë TË PAPRITUR: Ja çfarë vendosen per shkollat.Video

Sipas Komitetit Teknik te Ekspertëve thuhet se:“Mësimi në Universitete do të vazhdojë online”, ka thënë zv.ministrja Rakacolli.

Ndërsa, e pyetur se a do të merrej i njëjti vendim për arsimin parashkollor, ajo tha se shifrat janë brenda pritshmërive dhe situata është nën kontroll.

“Vëmendja për shkollat ka qenë gjithmonë prioritet që në 14 shtator kur ato u hapën. Sikur e kemi bërë me dije, nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në inflencën që hapja e shkollave ka bërë në shifrat e pandemisë. Në radhë të parë është mirëqenia e fëmijëve. Dhe kjo jepet së fundmi dhe nga OBSH. Në shifrat që jemi tani, të qëndrueshme, nuk e diskutojmë këtë sot. Por e ndjekim 24 orë”, tha zv.ministrja Mira Rakacolli.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është shprehur se situata paraqitet në një risku të shtuar. Ajo tha se qytetarët duhet të rrisin bashkëpunimin me autoritetet e shëndetësisë dhe të rrespektojnë rregullat.

“Po shikojmë me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend. Situata paraqitet në nivel risku të shtuar, sepse është rritur incidenca 14 ditore. Femrat janë prekur 52 për qind dhe meshkujt 48 për qind. Grup-moshat më të prekura janë ata më të moshuara. Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve, me masa si distanca, maska,respektim të masave të vendosura kohët e fundit” tha Fico.

video