Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha, ka rrëfyer sot një episod të panjohur nga e kaluara e saj.
Ajo u shpreh se dikur kishte rënë në dashuri me një burrë të martuar, por pa e ditur se ai kishte një partnere tjetër. Këtë gjë ajo e kishte zbuluar pas kërkimeve në Google. Megjithtaë nuk pranoi të tregone emrin e personit.
Ajo tha: Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam “FBI” e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”.
Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Kisha një muaj që e njihja. Kishte nisur ndjesia. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson.