Shqiptari vret ish-gruan e tij me te dashurin 23 vjecar diten e djeshme ne Venecia te Italisë

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një çift shqiptarësh, Mynevere Karabollaj (Myrtaj), 37 vjeçe dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, janë ekzekutuar brenda në banesë.

Sipas mediave italiane ata dyshohet se janë vrarë nga ish-burri i 37-vjeçares, Viron Karabollaj, i cili pas krimit është gjetur pajetë në kompaninë via Oriago në Chirignago ku punonte.

Policia, pas një telefonate nga vajza e viktimës, e cila deklaroi se prej një dite nuk kishte mundur të lidhej më të ëmën, ka mësyrë në shtëpinë e çiftit, aty ku i kanë gjetur të pajetë.