Shqiptari shkon te vras ish-gruan e tij ne klubin e nates ne Itali

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën se ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar edhe në 2021 për të njëjtën akuzë.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur në veri të Romës, në zonën Ponte Milvio dhe tashmë shqiptari është në paraburgim, për të shtënat e kryera dy ditë më parë, mbrëmjen e 19 janarit.

Në këtë episod të fundit dhune, 38-vjeçari kishte shkuar me një bashkëpunëtor në Ponte Milvio në zonën e jetës së natës dhe pasi kishte mbërritur në një klub nate, pa ish gruan 39-vjeçare. Gruaja italiane, e cila shoqërohej nga kunati i saj, ka dalë për tu sqaruar jashtë me shqiptarin, kur ky i fundit pas një sherri ka marrë armën nga makina dhe ka qëlluar drejt saj dhe kunatit që iu bashkua më pas.

Për fatin e tyre të mirë, të dy nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa plumbat përfunduan në dritaret e klubit të natës.

Më pas shqiptari dhe bashkëpunëtori janë arratisur nëpër rrugët e lagjes dhe vajza ka lajmëruar policinë, të cilët kanë mundur t’i gjejnë ata në një apartament në zonën e Selva Candida.

Policia vendosi që t’i bënte një “surprizë”, t’i arrestonte në befasi, duke u futur nga një dritare, e gjetën dhe e ndaluan ish-bashkëshortin, i cili fshihej në një dollap.

Magjistraturat kanë kërkuar arrestimin e tij, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij po hetohet në gjendje të lirë për ndihmë dhe nxitje