Astrit Dervishaj, shqiptar nga Kosova dhe tifoz i flaktë i Arsenalit ka përfunduar në mediat e huaja për vendimin e tij për ta quajtur djalin porsalindur, Arsenal.
Nga “dashuria” e madhe për “The Gunners” i ka vënë djalit të sapolindur emrin Arsenal, por kjo nuk është e gjitha.
Vajza e tij tre-vjeçare quhet Arsena, versioni femëror i “Arsenal” në shqip.
Në një intervistë për “Goal”, Albulena, gruaja e Astrit Dervishaj tregoi se nuk kishte pasur debat midis tyre për vendosjen e këtyre emrave unikë për fëmijët e tyre.
Astriti është shprehur se edhe nëse do të kishin një tjetër fëmijë do t’i vendosnin me siguri një emër që lidhet me skuadrën