Si pjesë e kontrolleve të pasagjerëve që vijnë nga vendet të cilat ende nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, agjentët doganorë në aeroportin e San Giuseppes, Itali, ndaluan dhe kontrolluan bagazhet e disa pasagjerëve të cilët vinin nga Tirana.
Gjatë kontrollit në çantat e shqiptarëve autoritetet gjetën mish, derivatet e mishit dhe shumë produkte qumështi për një total prej rreth 40 kilogramë.
Shqiptarët i kishin mbështjellë me qese plastike, ndërkohë të gjitha ishin pa etiketa dhe certefikatat e kërkuara të cilat autorizojnë futjen e këtyre produkteve në BE.