Shqiptari i merr jetën gruas nënë e 4 fëmijeve dhe me pas djeg dhe shtepinë

Nuk ndalet ngjarjet e renda per keqtrajtinin e gruas apo dhe vrasjen e tyre.

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një 42-vjeçar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka humbur jetën pasi i vuri flakën banesës ku ndodhej.

Sipas autoriteteve zvicerane, i dyshuari Ramiz Berisha, me origjinë nga komuna e Malishevës, ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38-vjeçare në banesën e tyre në fshatin Epagny. Menjëherë pas këtij akti të rëndë, ai ka ndezur zjarrin në shtëpi, ku më pas është gjetur pa shenja jete nga ekipet e zjarrfikësve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i dyshuar kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten, për të cilën kjo e fundit kishte ngritur më herët padi për dhunë në familje. Ramiz Berisha sapo kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim të mëparshëm lidhur me të njëjtën çështje, vetëm pak kohë përpara se të ndodhte ngjarja.

Çifti kishte katër fëmijë të mitur, të cilët, fatmirësisht, nuk ndodheshin në banesë në momentin e krimit.

Hetimet paraprake sugjerojnë se përveç armës së zjarrit, Berisha mund të ketë përdorur edhe një granatë.