Për të flasin shumë kohët e fundit. Dhe më shumë për jetën e vështirë në fillim dhe eksperiencën e suksesshme pak më vonë. Si Luis Marishta, në Itali duan që të jenë të gjithë.
Webi mund të ofrojë mundësi të mëdha për të fituar, por duhet të dish ta shfrytëzosh. Këtë bëri Luisi nga Shqipëria, që u nis nga “asgjë” dhe në pak vite u bë netëorker më i paguar në Itali.
Ka kaluar shumë peripeci në jetë, derisa iu dedikua kësaj rruge të re. Eksperti ka studiuar mekanizmat dhe ka individualizuar rrugën e vërtetë për të marrë përfitimin më të madh. Sot, profesionisti i internetit fut në xhep plot 150 mijë euro në muaj dhe këtë eksperiencë e ndan edhe me lexuesit dhe gazetarët që kanë qenë të shumtë ditët e fundit.
Ai lindi në Shqipëri 30 vite më parë. Babai e braktisi familjen kur ai ishte i vogël dhe nëna duhet të përballonte vështirësi të mëdha sepse kultura shqiptare ishte e mbyllur që të pranonte një nënë me një fëmijë të vogël. Për të ecur përpara ajo punonte në tre vende dhe angazhohej nga mëngjesi në mbrëmje. Luis përpiqej të bënte me të mirën, të sillej mirë që të mos sillte probleme duke mos u bërë pjesë e halleve të nënës së tij.
Vështirësitë ishin gjithmonë e më të mëdha, kishte raste që nuk kishin për të ngrënë. Ndaj Luisi me nënën shkuan në Itali kur ai ishte 11 vjec. Në fillim u drejtuan te Caritas dhe më vonë kur ishte 14 vjec, ai u detyrua të braktisë shkollën për të ndihmuar në buxhetin familjar.
Djaloshi gjeti punë si kopshtar me 4 euro në orë. Pak më vonë ishte viktimë e një aksidenti në punë, por pa u ndihmuar nga askush sepse punonte në të zezë. Mori shumën prej 1000 eurosh nga punëdhënësit e tij, por kostot e spitalit shkuan 25 mijë euro.
Në këtë moment, ai dhe e emë patën periudhën më të vështirë të jetës së tyre dhe djali u betua se kjo nuk do ti ndodhte më. Kështu, në moshën 24 vjec, iu desh të shpikte dicka. Djaloshi e dergoi CV në disa ndërmarrje. Por askush nuk e merrte. Kjo ndoshta i dha një spunto, motivimin për të shkruar një tjetër kapitulli në jetë. Pikërisht në 2016, erdhi kontakti me marketingun në rrjet dhe menjëherë filloi të eksperimentonte online. Pasi punoi me mish e me shpirt dhe shpeshherë në mënyrë vullnetare, filloi të kapte sukseset e para.
Me punën e tij sot, i ka lejuar së ëmës që të mos punojë më dhe të kthehet në Shqipëri. Luisi ndërkohë ka marrë shtëpi të re, duke mbërritur tek ëndrra e vet.
Ai e di shumë mirë se cdo të thotë të fillosh nga zero. Nuk ka ndaluar asnjëherë në besimin tek ëndrrat e veta dhe duke vënë gjithë energjitë për arritjen e suksesit.
Sot jep edhe leksione praktike sesi duhet të sillesh në botën dixhitale dhe për të përballuar e të kësh sukses në atë biznes. Sot ka filluar të hapë kurse për të ndarë me te tjerët eksperiencën e vet.