Një akt fisnik ka bërë një shqiptar në Itali, i cili ka gjetur një portofol me para dhe e ka dërguar në polici.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptar që jeton në Modena ka gjetur një portofol me 700 euro dhe e ka dorëzuar në komisariat.
“Burri, me origjinë nga Shqipëria, e ka çuar menjëherë portofolin e gjetur në qendrën e kontaktit të komisariatit lokal, jo shumë larg nga ku kishte humbur”, shkruajnë mediat italiane.
Në pak orë policia ka arritur që të gjejë pronarin që kishte humbur portofolin, pasi në të kishte dhe kart identiteti. 32-vjeçari është kontaktuar me telefon dhe pak më pas ka shkuar në komisariat dhe ka marrë portofolin.