Shqiptarët po kerkojne të blejnë gjysmën e Venezias dhe ende nuk dihet nese eshte blerje per interes te tyre apo per llogari te te tjereve.
Mirepo kjo duket se shqeteson vendasit sipermarres, qytetare apo turizmin.
Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë apo ricklim ndërkombëtar parash.
Alarmi është përcjellë për mediat italiane nga Federata e sipërmarrësve venezianë e presidenti i saj Roberto Magliocco i cili shprehet se “cdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qëndrën e saj historike.
Për median lokale “Il Gazzetino”, kryetari i Fenderatës së sipërmarrësve venecianë, Roberto Magliocco thotë se “as mos mendoni se blerësit që janë oforuar për janë kinezë o rusë. Por janë shqiptarë e sidomos kërkojmë të blejnë në sektorin e hotelerisë.
Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, o në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt qshtë që mbi këtë turbullësirë po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar.”