Shqiptarët nuk harrojnë të tregojnë zemrën e tyre të madhe. Këtë radhë, kujtesa dhe falenderimi shkon për djalin nga Librazhdi Viktor Përfundi,një njëri me zemër të madhe.
Viktori, pas tërmetit të fundit në Kroaci, ditët e fundit ka vendosur të dhurojë 5000 euro dhe një kontenier për një familje që ka mbetur në qiell të hapur në një familje kroate në Petrinjë.
Viktor Përfundi nga Bërzeshta e Librazhdit, prej më shumë se 20 vitesh është vendosur në Zadar në Kroaci. Nuk e ka harruar vendlindjen dhe kthehet shpesh në atdhe në aktivitete të ndryshme kulturore duke qenë edhe anëtar i shoqatës Egnatia që nga viti 1999.
Por këtë radhë, shqiptari nga Librazhdi ka bërë gjestin aspak simbolik, duke cuar një kontenier dhe 5000 euro për familjen kroate në Pretinjë. Një gjest që ka marrë vemëndjen e komunitetit atje dhe falenderimet e tyre.