Pak dite me pare doli vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve qe vendosi se për të paktën 1 muaj mësimi në universitete do të zhvillohet online dhe me tej so te vleresohet situata serish.
Mirepo menjehere pas kesaj, gazetari Erjon Skëndaj thotë se situatë e tille erdhi pas shtimit të rasteve te reja nëpër spitale.
Me tej Skëndaj pohoi se ende nuk dihet se kur do të hapet spitali COVID3.
“Zonja Mira Rakacolli pranoi atë që themi prej 1 jave, pasi situata është e renduar. Është parë një qëndrueshmëri e rasteve me komplikacione. Situata vlerësohet si më e përmirësuar. Rastet që mbërrin në dy spitalet që thuajse janë mbyllur plot, është treguesi kryesor që e ka detyruar komitetin të marrë këto masa. Po shihet mundësia që lokalet në Bllok të mbyllen pas orës 22:00. Nuk u tha ende se kur do të hapet COVID 3 apo 4. Nuk kemi asnjë informacion nëse ka staf mjekësor për COVID 3. Na kanë thënë se ekziston një staf, por se kemi parë ende që të rreshtohen në detyrë tek ish-Kirurgjia e vjetër. Gjithçka ka qenë në bazë të deklaratave. Në ambientet e ish-kirurgjisë u bënë punime dhe u shtri sistemi i oksigjenit.”, tha Skëndaj.