Vendi ynë ashtu si këto ditët e fundit edhe sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje dhe jug.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë me shpejtësi 1-5m/s e përkohësisht mesatare dhe shpejtësi deri në 10m/s në lugina e bregdet shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 18 deri 36°C,në zona e ulëta 19 deri 39°C, në zona bregdetare 22 deri 36°C