Shpikja e fundit, krevati për ata që nuk zgjohen dot në mëngjes (FOTO)

Ka shumë njerëz që nuk zgjohen dot në mëngjes dhe kërkojnë mënyra të ndryshme për t’u çuar nga krevati.

Krevati i ri i prodhuar nga inxhinjeri Coli Fartz nga Austria synon që të ndihmojë pikërisht të gjithë ata që e kanë të vështirë zgjimin e mëngjesit. Kur shkon ora, bie një zile e fortë dhe pas kësaj krevati çohet duke ju hedhur në këmbë. Hedhja nuk është e fortë dhe direkt ju mund të çoheni në këmbë.

Krevati pritet që të dalë në treg dhe që tani shumë përdorues në rrjetet sociale pretendojnë se kjo shpikje është zgjidhja e tyre.


Me siguri, do ketë kërkesa të mëdhaja dhe nga gjumashët e Shqipërisë…