Shperthen keq Robert Aliaj ndaj BBV. Ja se si i quan ata Vipa

Artisti Robert Aliaj ka reaguar ashpër në lidhje me banorët e “Big Brothre Vip”. I pyetur nëse do të merrte pjesë në këtë program, Aliaj ka dhënë përgjigje të prerë që “Jo”.

Sipas Robertit ky program nuk është për të, ndërsa për ata që janë pjesë e Big Brother thotë se janë rripa dhe jo Vip-a.

“Jo, Big Brother nuk është një shoë ku mund të jem. Ata që janë në BB janë rripa, se s’ka si të jetë një VIP thashethemexhi, të merret me gjëra të vogla, humbasin kohë për gjëra banale. Aty s’ka asnjë dialog me vlera publike, vetëm thashetheme , kujt i doli prapanica, kush shau.

Nivel ekstrem banal bisedash për të qenë VIP. Ndërkohë që unë kur e shohë këtë gjë them me vete, ja se kush është VIP-i në Shqipëri”, u shpreh Aliaj në një intervistë të dhënë për emisionin “Në kohë”.