Një qytetar ka shkuar për darkë te Pazari i Ri në Tiranë. Por nuk u beson syve nga ajo që sheh në tavolinën në krah.
Një mace ishte duke ngrënë gjithë oreks një pjatë me makarona e pa shqetësuar nga asnjeri.
Pasi u ngop dhe lëpiu edhe pjatën, macja ka zbritur nga tavolina.
Pas pak pjatat u mblodhën nga personeli.
Ideja që kafsha lëpiu pjatën dhe pastaj nuk dihet se sa e sigurtë është edhe larja të largon oreksin.
Gjykojeni vetë!