Shkon ne Turqi te bej operacion plastik por cuditet kur shikon tubin ne barkun e saj

Një nënë e re shkoi në Turqi për të hequr dhjamin e barkut me metodën e Liposuksionit por kur ajo doli nga operimi u shtag sepse pa tubin në stomak.

Pavarësisht se operacioni është bërë disa muaj më parë, gruaja e re është ende në Turqi pasi u përball me infeksione thuajse fatale nga procedurat atje. Madje 28 vjecarja tregon se edhe pse ka bërë cdo operacion për të shëruar plagën fillestare, ajo vazhdon t`i rihapet.

Në fillim kishte shumë marramendje dhe plagët i ishin infektuar ndërsa atëherë ajo as gjumë nuk mund të flinte pasi ishte shumë e frikësuar se nuk do të zgjohej më.

Që nga operacioni fillestar, ajo i është nënshtruar katër operacioneve të tjera të mëdha për të shëruar plagën e saj dhe për të hequr infeksionin nga trupi i saj, por asnjë prej tyre nuk ka qenë i suksesshëm.

Një profesor turk ka folur për mediat në këtë rast ku tha se: “cilësia e përgjithshme e kirurgëve plastikë në Turqi është e lartë”, por pacientët që duan ndërhyrje plastike duhet “të zgjedhin mjekët e duhur” dhe të mos gënjehën nga cmimet konkuruese.

28 vjecarja publikoi historinë e saj sepse nuk donte që shumë vajza të tjera të kenë fatin e saj. Ajo pranon se nuk u konsultua me specialistë por shkoi aty ku cmimi iu duk tërheqës. Tashme edhe pse po bën 5 muaj që ka kryer ndërhyrjet gruaja e ka ende të vështirë të marri veten plotësisht. shiko.news