Shkoi te bej vetullat. Shikoni se si e peson 38 vjecarja

Një sëmundje e njohur si sarkoidoza ka prekur dy gratë të cilat e kanë bërë publike historinë e tyre.

Gruaja e parë 38 vjec kishte shenja portokalli në të kuqe në vetullat e saj pasi i kishte bërë ato me metodë mikroblading rreth 1 vit më parë (një teknikë tatuazhi gjysmë të përhershme që i bën vetullat të duken më të trasha).

Gruaja e dytë kishte bërë të njëjtën procedurë tek vetullat rreth gjashtë vite përpara se të kishte shenjat e sëmundjes.

Biopsitë e lëkurës të zonave të prekura zbuluan se të dyja gratë vuanin nga sarkoidoza.

Rrezet X dhe më tej skanimet e gjoksit zbuluan se sëmundja ishte gjithashtu e pranishme në mushkëri dhe nyjet limfatike nëpër trup.

Sarkoidoza bën që pjesë të vogla të indeve të fryra, të quajtura granuloma, të zhvillohen në disa raste, vetëm në lëkurë (quhet sarkoidozë e lëkurës), por në shumicën e njerëzve, sëmundja përhapet në mushkëri dhe nyjet limfatike, të quajtur sarkoidozë sistemike. Kjo mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë trurin, veshkat dhe zemrën – të cilat mund të jenë deri edhe fatale.

Shkaku i sarkoidozës është i panjohur, por disa ekspertë mendojnë se mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj irrituesve të caktuar, më së shpeshti ndaj mykut dhe pesticideve .

Mjekët thanë se boja e përdorur për trajtimet mund të shkaktojë sëmundjen “në individët e ndjeshëm kur arrihet një prag i caktuar për akumulimin e një substance të huaj (bojë).

“Para procedurave të tilla, pacientët duhet të informohen në mënyrë adekuate për këtë rrezik pavarësisht nga rrallësia e tij”, thanë mjekët.

Prandaj ekspertet keshillojne qe para cdo trajtimi duhet te siguroheni per ndonje alergji apo ndjeshmeri qe trupi juaj mund te kete nga substancat e perdorura gjate trajtimeve estetike apo ndonje lloj tjeter. shiko.news