Një mbretëreshë burkurie e kurorëzuar më parë si Miss Brazili ka humbur jeten në moshën 27-vjeçare pas një procedure të gabuar per të hequr bajamet.
Shkoi te heq bajamet dhe pesoi arrest kardiak.
Correia ndërroi jetë në një klinikë private pasi kaloi rreth dy muaj në gjendje kome prej kirurgjisë që kreu në prill. Pesë ditë pas operacionit ajo kishte nisur hemo ragji që e la në gjendje kome derisa ndërroi jetë një ditë më parë.
Correia ishte kurorëzuar Miss e and Miss Costa do Sol në vitin 2018.
Në një deklaratë zyrtarët e kompaticionit Miss Brazil Official shkruanin: “Gleycy do të mbahet mend gjithmonë për bukurinë, gëzimin e simpatinë e saj”. Pastori Jak Abreu, i cili njihte famijen e Gleycy, shkruante në rrjetet sociale e familjarët e saj besonin se kishte pasur gabime gjatë operacionit.
Gleycy kishte më shumë se 52,000 ndjekës në rrjetet sociale. Pasi ajo ra në koma faqja nisi të përdorej për lutje. E ndjera kishte folur shpesh për origjinën e saj të thjeshtë, e rritur në varfëri në Brazil. Ajo kishte nisur punë si modele që kur ishte adoleshente pasi kishte punuar në manikyriste në një sallon bukurie.
“Ne nuk e dimë asnjëherë sa të fortë jemi derisa sa kjo të jetë zgjedhja e vetme”, shkruante ajo dikur në Instagram. “Nuk kam lindur në një djep të florinjtë, vij nga një familje shumë e thjeshtë, por jam shumë krenare për këtë”, shkruante e ndjera.