Shkoi ne Gjermani per te festuar Pashket. Humb jeten 15 vjecarja shqiptare

Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Livadia, Greqi.

Shqiptarja me iniciale K.B është gjetur pajetë në banjën e shtëpisë pasditen e së premtes. Prindërit e saj thirrën menjëherë një ambulancë, por kur ajo mbërriti ishte tepër vonë.

Sipas mediave greke, 15-vjeçarja kishte shkuar nga Gjermania në Greqi me familjen e saj për të kaluar Pashkët në shtëpinë e prindërve, por fati e ktheu festën në tragjedi.

Policia ka përjashtuar motivet kriminale rreth kësaj ngjarje pasi ka dyshime se 15-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe patologjike.

Megjithatë, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike, autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë.