Padyshim që jetojmë në vendin e çudirave. Për fat të keq po e gjejmë veten duke e thënë çdo ditë këtë shprehje por duke gjykuar nga situatat me të cilat përballemi përditë, duket se kjo është shprehja e duhur. Kështu në çudinë e rradhës një qytetar nga Shkodra ka mbetur pa fjalë nga skena që ka parë.
Ai pa një ambulancë të ndaluar në mes të rrugës me dritat e emergjencës ndezur dhe shkoi të shikonte i shqetësuar se çfarë emergjencë kishte ndodhur. Por mbeti pa fjalë kur pa se ambulanca kishte ndaluar me drita emergjencë të ndezura vetëm që infermierja të blinte një akullore. Nga një verifikim i targave rezulton se ambulanca i përket Shërbimit Spitalor Malësi e Madhe.
Në vijim mesazhi i qytetarit shkodran:
Pershendetje Joq, sirenat ndez se u shkri akullorja… Tani ne Shkoder, e ke te freskët. Faleminderit.