Shkencëtarët zbulojnë saktësisht se çfarë duhet të hani nëse dëshironi të jetoni më gjatë.

Studiuesit amerikanë kanë studiuar mbi 23 mijë gra të moshës 45 vjec e lart.
Shkencëtarët zbuluan se gratë që hanin shumë fruta, perime, drithëra dhe peshk kishin tendencë të jetonin më gjatë se ato që konsumonin mishin e kuq dhe pijet alkolike.

Shkencëtarët zbuluan se gratë që ndiqnin një dietë mesdhetare jetonin më gjatë.

Analizat treguan se një rezultat më i lartë i dietës mesdhetare u shoqërua me një ulje prej 23 % të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak, edhe kur merren parasysh gjëra të tilla si pesha dhe gjatësia, si dhe duhani , aktiviteti fizik, dhe faktorët e menopauzës .

“Lajmi i mirë është se ndjekja e një modeli ushqimor mesdhetar mund të rezultojë në rreth një të katërtën e reduktimit të rrezikut të vdekjes për më shumë se 25 vjet”.

Studimi sugjeron që dieta mesdhetare të përdoret nga të gjithë pasi ka rezultuar më e mira nga ana shëndetësore.

Një ditë e zakonshme pas një diete mesdhetare mund të duket kështu:
MËNGJESI:
Kos me granola, banane, fiq, bajame, fara luledielli dhe gjalpë kikiriku
DREKA:
Sallatë pule me qiqra, mozarela, domate, kastravec, lakër jeshile, spinaq, qepë dhe një fetë bukë integrale si edhe vaj ulliri ekstra të virgjër
DARKA:
Levreku i pjekur në sgarë dhe pak e oriz kaf i zierë
SNACKS:
Gjalpë bajameje, molle dhe humus dhe crackers me vezë të ziera. Shiko.news