Shkencëtarët në Universitetin e Nebraska kanë gjetur gjurmë të virusit në dhomat e pacientëve me COVID-19 dhe në korridoret në dhomat e izolimit.
Koronavirusi sipas shkencëtarëve të Nebraska, mund të gjendet në ajër dhe madje edhe kur pacientët nuk ndodhen në dhomë. “Ne identifikuam një numër të mostrave të gjeneve në ajër, të cilat konfirmuan me shume vendosmeri përparësinë e mbrojtjes së frymëmarrjes, sa herë që të jetë e mundur, dhe përparësinë e përcaktimit të presioneve mjedisore negative”, tha John Lo, bashkautor i hulumtimit nga Interprofessional Training and Health Training, transmeton New York Post.
Ky studim ka përdorur disa mostra ajri nga 11 dhoma spitalore dhe aty eshte zbuluar një përqendrim i lartë i COVID-19. Por njekohesisht janë analizuar edhe mostrat nga korridoret jashtë ambienteve ku hynin dhe dilnin personeli i spitalit, dhe ato mostra serish kishin dale pozitive, thuhet në këtë raport. Studiuesit me tej vune ne dukje se hulumtimi i tyre nuk vlerëson nëse virusi në ajër është ngjitës apo jo, por thekson nevojën për pajisje mbrojtëse për të gjithë stafin mjekësor derisa të nxirren gjetje më të qarta mbi këtë temë.
Sipas bashkautorit të studimit Joshua Santarpi, profesor i asociuar i patologjisë dhe mikrobiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraska, keto lloj studime japin kontributin e tyre ne te kuptuarin se si masat paraprake specifike për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe ata që kujdesen për pacientët janë kaq shume te rendesishme.
Kujtojme se: Organizata Botërore e Shëndetit tregon se COVID-19 transmetohet nga spërklat, kollitja ose teshtitja/Top Channel