Muajin e kaluar Miriami dhe Albani janë bërë prindër për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë DUAM, si edhe titulli i këngës së tyre.
Mëngjesin e sotëm, Miriami ka postuar foton e parë pas lindjes së djalit dhe ajo duket se shkëlqen e tëra.
“Mirëmëngjes”, shkruan kengetarja krah kësaj fotoje shume origjnale ku ka marrë komplimenta të shumta.
Albani dhe Miriami kanë treguar se kuptimi i emrit të vogëlushit të tyre është shumë i veçantë jo vetëm sepse është titulli i këngës së tyre, por sepse inicialet e emrave të tyre si prindër janë në mes të bashkimit të dy emrave të vogëlushëve DU-AM-ELI, si një shtyllë ku ata mund të mbështeten gjithmonë.