Pamje tronditëse nga tërmeti shkatërrues në Turqi
Një tërmet i fortë goditi mëngjesin e sotëm rajonin juglindor të Turqisë dhe disa provinca në Siri. Tërmeti 7.8, i cili raportohet të ketë zgjatur një minutë, ka shkaktuar dëme kolosale në të dy vendet dhe mbi 500 njerëz kanë humbur jetën.
Kudo në rrjet po qarkullojnë pamje rrënqethëse ku shihen njerëzit e panikosur dhe të lënduar, pallate të shkatërruara dhe ekipe shpëtimi gjithandej.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e civilëve nga rrënojat, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë. Sipas raportimeve, lëkundjet kanë qenë shumë të fuqishme sa janë ndjerë dhe në Izrael, Liban dhe Qipro.