Bashkia e Cantiano ne itali, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, ishte vendi që u përfshi më shumë nga përmbytjet, pasi shirat e dendur kthyen rrugët në përrenj të vërtetë, duke tërhequr makinat.
Por moti i keq ka përfshirë edhe mjaft zona të tjera. Në disa zona uji ka mbuluar katin e parë të ndërtesave. Disa lumenj vërshuan, duke përfshirë Buranon.
Një tjetër emergjencë u raportua në Pergola, gjithashtu në provincën e Pesaro Urbinos, ku një familje u strehua në katin e fundit të një shtëpie dhe kërkoi ndihmë.
Telefonat nuk funksionojnë dhe kryebashkiaku Alessandro Piccini i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasditen e sotme.