Home TE NDRYSHME Shfaqen simptoma te reja te Koronavirusit/ Tani jo vetëm ethe dhe kollë

Shfaqen simptoma te reja te Koronavirusit/ Tani jo vetëm ethe dhe kollë

259
0

I gjithe globi është lënë pezull për emergjencën e Covid-19 Në të njëjtën kohë, shkencëtarët nga e gjithë bota po kërkojnë një kurë dhe një vaksinë që mund ta eleminoje atë. Për momentin të gjithë janë të vetëdijshëm për simptomat më të zakonshme. Këto janë kollë dhe ethe, por përkrah tyre ka nje simptome më pak të njohur edhe pse po aq të dukshme dhe shqetësuese. Ne po flasim për konfuzion, pra konfuzione dhe simptoma neurologjike.

Sipas portalit Money Money.it ’që citon ‘New York Times’ si burim, problemet neurologjike janë zbulimi i vërtetë. Në fakt, kanali amerikan i lajmeve tregon rastin e një burri 74 vjeçar qe kishte vështirësi të shqiptonte emrin e tij dhe kjo ishte arsyeja e mbërritjes së tij, tek mjekët në spital.

Keshtu sipas mjekëve, rezultoi se problemet neurologjike nuk ishin për shkak të moshës së përparuar të pacientëve, por mund të lidheshin me patologjitë e mëparshme të Koronavirusit.

Pikërisht në këtë aspekt, hulumtimi do të ishte kryer nga mjekët e Wuhan. Sipas studimit në fjalë, tek njerëzit që u testuan dhe dolen pozitiv për virusin, simptoma të tjera që hasen ata ishin përgjumja e thellë.

Një studim tjetër konfirmonte që simptomat e Koronavirus nuk kishin të bënin vetëm me frymëmarrjen, por edhe sistemin nervor. Studime të tjera mbi Koronavirus do të vazhdojnë.