Pas ditëve të nxehta dhe përvëluese Evropa është prëfshirë nga moti me stuhi shiu, erëra të forta dhe rrebeshe shiu.
Në Salento të Italisë, pushuesit që po bën plazh në Torre Sant’Andrea, janë frikësuar, ku për shkak të erërave të forta janë rrëzuar pemë, si dhe janë dëmtuar mjaft makina.
Gjithashtu edhe dallgët e detit të cilat janë “egërsuar” kanë bërë që pushuiesit të braktisin plazhin.
Mediat italiane raportojnë për dëme të shumta materiale si pasojë e motit, fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë person të lënduar.
Ndërkohë situata e motit paraqitet e rëndëq edhe në pjesën tjetër të Europës, ku autoritete britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga banesat pasi priten përmbytje.