Firma e njohur farmaceutike Johnson & Johnson thotë se testimi tek njerëzit i vaksinës së tyre qe eshte ende eksperimentale për koronavirusin, do të fillojë para shtatorit dhe se ajo si vaksine mund të jetë gatshme për përdorim nga fillimi i vitit 2021.
Kjo kompani eshte shprehur se per krijimin dhe testimin e vaksines jane angazhuar se bashku me Departamentin e Shendetesise nje shume prej me shume se 1 miliard dollare. Madje sipas tyre, pasi provat tek njerezit te dalin me sukses, ata mund te jene te afte te prodhojne me shume se 1 miliard doza.
Johnson & Johnson thotë me tej se kane parashikuar qe vaksinat e para te perdoren tek rastet me te renda. Keshtu drejtori ekzekutiv i kompaise se madhe, Alex Gorsky u shpreh per NBC se shenjat e para per funksionimin e kesaj vaksine tregojne se do te jete e efektshme.
Me tej ai tha se kompania e tij ka planifikuar te rrise sasine e prodhimit te vaksines ne javet e ardhshme me qellim qe te kene gati disa qindra milion doza deri ne 6 mujorin e pare te vitit te ardhshem dhe nje total prej 1 miliard doza deri ne fund te 2021./VOA