Nuk ndalen dridhjet e tokës. Një lëkundje termeti ka ndodhur diten e sotme ne provincën Eruzurum në Turqinë Lindore. Bëhet me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1.
Autoritetet njoftojnë vetëm për disa dëme materiale të ndodhura në banesa e vjetra në qytet si edhe lëndime të lehta të pësuara nga banorët teksa përpiqeshin të dilnin nga ndërtesat gjatë lëkundjeve.
Pavarësisht kësaj, lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët dhe alarm te ekipet e shpëtimit. “O Zot çfarë është duke ndodhur kështu”, dëgjohet të thotë një nga banorët teksa pyetet nga ekipet e shpëtimit nëse kishte pësuar dëme nga tërmeti.