Dieta e duhur ushqimore keshillohet nga te gjithe mjeket per te trajtuar semundjet e ndryshme duke filluar nga ato te zemres e deri tek obeziteti.
E njejta gje vlen edhe per shendetin mendor, me te cilin merret tashme psikiatria ushqyese (nutricionale) si nje dege e vecante e mjekesise. Ketu fokusohemi ne ushqime te caktuar qe na ndryshojne humorin dhe parandalojne apo reduktojne ankthin ose depresionin.
“Kjo për shkak se zorrët dhe truri janë të lidhura në mënyrë unike”, tha Dr. Uma Naidoo, drejtore e psikiatrisë ushqimore dhe stilit të jetesës në Spitalin e Përgjithshëm Massachusetts në Boston.
“Ne të gjithë hamë. Po pse të mos hamë në një mënyrë që të ndihmojë trurin tonë ?”
Ja disa shembuj të ushqimit – si ilaç në shëndetin mendor dhe që mund t’ju habisin:
Për të luftuar depresionin:
Kosi– Plot me probiotik dhe enzima te shendetshme qe na rrisin edhe nivelet e atyre kimikateve qe ndihmojne ne lehtesimin e depresionit.
Shafrani i Indisë: Perberesi i tij kryesor kurkuma e rregullon perberjen kimike te trurit dhe mbron qelizat nga demi toksik qe con ne depresion.
Por kujdes ushqimi nuk duhet ngrene per te dale nga depresioni pasi eshte vetem nje pjese e trajtimit ku perfshihet edhe aktiviteti fizik bashke me mjekimet shoqeruese.
Per te ndryshuar humorin:
Ne kete rast do te ishte mire te perdorim ushqimet e pasura me omega3 dhe patjeter dieten mesdhetare ushqimore me ne fokus frutat, perimet, dritherat, arroret dhe vaj i ullirit.
Per te luftuar pagjumesine:
Caji i kamomilit – Eshte i njohur per efektin e tij qetesues ne perdorimin e 2 apo 3 filxhaneve caj ne dite e te fundit ne darke. Mirepo keshillohunin me mjekun nese merrni mjekime te tjera qe mund te kene perplasje.
Qershite – te perdorura si frut i plote apo si leng keshillohen gjate pjeses se darkes por pa shtuar sheqer ne to.
Omeleta ne mbrëmje – “Mund të tingëllojë e çuditshme, por nëse jeni vërtet duke luftuar me gjumin, përdorni vezë, duke shtuar disa asparagus ose brokoli tek to, madje edhe disa fara luledielli ne forme omelete; Pasi të gjitha këto kur bashkohen janë shumë të mira për gjumin sepse janë të pasura me melatonin ”, tha Naidoo.
Per te luftuar mjegullirën e trurit:
Perdorni speca djeges te kuq apo jeshil pasi permbajne lutolin nje lloj flavonoidi qe ndihmon ne rivendosjen e te menuarit te mprehte. Mente të freskëta, majdanozi, rigoni dhe angjinare janë burime të tjera shumë të mira. shiko.news